Zyrtarja e ministrisë së Drejtësisë nuk paraqitet në punë, por bën fushatë në Shqipëri

zyrtarja-e-ministrise-se-drejtesise-nuk-paraqitet-ne-pune,-por-ben-fushate-ne-shqiperi

Aktivistë të shumtë të kësaj partie janë duke zhvilluar fushatë për kandidatët e VV-së në zgjedhjet parlamentare të cilat do të zhvillohen në Shqipëri, raporton lajmi.net.

Por, ajo çfarë bie në sy është se nga ata që po zhvillojnë fushatë në ditë të punës në Shqipëri janë edhe zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë.

Njësoj ka vepruar edhe Berita Abazi, e cila është Asistente Ekzekutive e Ministrisë së Drejtësisë, ministri kjo e drejtuar nga Albulena Haxhiu e Lëvizje Vetëvendosje.

Berita Abazi madje ka treguar qartë se po zhvillon fushatë në Shqipëri, në ditën e hënë kur normalisht e njëjta do të duhej të ishte e pranishme në punë si asistente ekzekutive.

Abazi është parë edhe në sheshin ‘Skënderbe’ të Tiranës bashkë me bashkëpunëtorë të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje duke realizuar fushatën zgjedhore të kandidatëve të kësaj partie atje.

Berita Abazi pa hezitim e ka bërë të ditur se i takon Lëvizjes Vetëvendosje dhe e njëjta është e punësuar tashmë në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

Lidhur me këtë çështje lajmi.net ka kontaktuar edhe Ministrinë e Drejtësisë për të ditur se si po u mundësohet anëtarëve të kabinetit të ministres që në ditën e hënë të jenë për fushatë jashtë vendit./Lajmi.net/