Zyberaj kërkon mos të vonohet formimi i institucioneve: Me LDK-në synojmë t’i fitojmë zgjedhjet

zyberaj-kerkon-mos-te-vonohet-formimi-i-institucioneve:-me-ldk-ne-synojme-t’i-fitojme-zgjedhjet

Zyberaj tha që shpreson që pa vonesa të themelohen institucionet e reja me kredibilitet dhe legjitimitet të plotë.

“Lista jonë e përbashkët me LDK-në ka për qëllim që t’i fitojë zgjedhjet, është shumë pak e rëndësishme pastaj ndarjet e brendshme se si rrjedhin, por listën tonë të përbashkët që kemi prezantuar ditëve të kaluara ta nxjerrim fituese”.

Tutje Zyberaj shpjegon edhe për mosmarrëveshjen me LDK-në si pasojë e ndryshimit të listës, i cili thotë që nuk ka asnjë problem në mes dy partive.

“Ka qenë një keqkuptim në momentin e dorëzimit paraprak të listës së kandidatëve për deputetë, ju siç e dini nga dorëzimi fillestar i listës që ka qenë ditën e shtunë, në ora 18:00 dhe që ekziston një afat kohor prej 24 orëve për përmasime të mundshme ka ndodhur një lëshim në listën e kandidatëve për deputetë, por i cili nuk nënkupton që ka qenë problemi i joni me Lidhjen Demokratike të Kosovës, ai problem është zgjidhur dhe nuk ka absolutisht asnjë telash në këtë drejtim, e as nuk ka pasur”, tha ai për EO.

Sipas tij, kanë pak rëndësi ndarjet e brendshme se si rrjedhin, e rëndësishme për është që me listën e tyre të nxjerrin më të mirën e mundshme.