“Zoom” trefishon të ardhurat nga pandemia

“zoom”-trefishon-te-ardhurat-nga-pandemia

Të paktë kështu ka ndodhur me kompaninë Zoom, e cila sipas të dhënave më të fundit që prej fillimit të koronavirus ka trefishuar të ardhurat.

Përfitimet e kompanisë “Zoom” janë ende në rritje që prej nisjes së pandemisë, me gati trefishimin të të ardhurave në tremujorin e fundit.

Shërbimi i njohur për video-konferenca raportoi një rritje prej 191% në të ardhura në 956,2 milionë dollarë në tremujorin e parë fiskal të vitit, i cili përfundoi në fund të prillit, transmeton TvKlan.al.

Fitimet u rritën në 227.4 milionë dollarë nga 27 milionë dollarë një vit më parë” bënë me dije përfaqësues të “Zoom” pas mbylljes së tregut të aksioneve në SHBA.

Shifra që tejkaluan edhe pritshmëritë e  analistëve. Ndërkohë Zoom po përgatitet gjithashtu për kthimin në zyra. Planet e CEO së kompanisë Eric Yuan përfshijnë pozicionimin e ”Zoom” për përdorim në ndërmarrje si një shërbim telefonik dhe platformë video konferencë.