Zonja e parë e SHBA-ve bëhet subjekt i një libri komik

zonja-e-pare-e-shba-ve-behet-subjekt-i-nje-libri-komik

Mësuesja 69-vjeçare do të jetë subjekt i 22 faqeve “Forca Femërore: Jill Biden”, që do të dalë në shtyp dhe digjital më 7 prill.

Bashkë me të do të dalë edhe një libër për ngjyrosje. Biden, e cila ka avokuar prej kohësh për familjet ushtarake, kolegjet e komunitetit dhe arsimin e grave, është shtesa e fundit në serinë komike biografike të kushtuar grave frymëzuese.

“Ne besojmë se është e rëndësishme për lexuesit të kenë shembuj frymëzues, për të mësuar rreth individëve të jashtëzakonshëm, që kanë kapërcyer sfidat për të bërë një ndryshim në botë”, tha TidalWave Comics në një deklaratë.

Subjektet e mëparshme përfshijnë gjithashtu ish-Zonjën e Parë, Michelle Obama, këngëtaren Cher dhe aktoren Betty White./Atsh