Zjarr në Bërçko të Bosnjë dhe Hercegovinës, raportohet për viktima dhe të plagosur

zjarr-ne-bercko-te-bosnje-dhe-hercegovines,-raportohet-per-viktima-dhe-te-plagosur

Zjarri që përfshiu një ndërtesë banimi në një lagje të qytetit Bërçko ka shkaktuar viktima, konfirmuan për Anadolu Agency (AA) policia e Qarkut Bërçko të Bosnjë e Hercegovinës.

Mëngjesin e sotëm, në orën 06:20, zyrtarët policorë kanë marrë një thirrje për djegien e shtëpisë.

“Është njoftuar shërbimi mjekësor i urgjencës, Qendra Shëndetësore Publike dhe Qendra e Zjarrfikësve, të cilët kanë dalë në vendngjarje dhe kanë ndërmarrë masat dhe veprimet në kompetencë të tyre. Punonjësit e policisë ndodhen në terren dhe po kryejnë hetime nën mbikëqyrjen e Zyrës së Prokurorit të Qarkut”, tha Xhevida Hukiçeviç, zëdhënëse e policisë së Bërçkos.

Në vendin e zjarrit ka dalë edhe inspektori kundër zjarrit dhe po zbardhen të gjitha rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

“Aktivitetet e deritanishme kanë përcaktuar se ka viktima”, shtoi Hukiçeviç për AA.

Jozyrtarisht, gjashtë persona kanë humbur jetën dhe disa janë plagosur. /aa

The post Zjarr në Bërçko të Bosnjë dhe Hercegovinës, raportohet për viktima dhe të plagosur appeared first on Mesazhi.com.