Zhduket një person nga komuna e Vitisë, familjarët kërkojnë ndihmë për ta gjetur

zhduket-nje-person-nga-komuna-e-vitise,-familjaret-kerkojne-ndihme-per-ta-gjetur

Heset Rrahmani, nga fshati Debëllde i komunës së Vitisë është zhdukur nga data 14 janar.

Ai me këtë datë rreth orës 14:00, kishte shkuar për vizitë tek një kushëri në Shkup nga pika kufitare në Hanin e Elezit.

Sipas vëllaut të Hesetit, Rrahman Rrahmani, personi në fjalë ka edhe nënshtetësinë e Maqedonisë së Veriut.

“Me datë 14 .01 2021 prej Kosovës ka shkuar në Shkup përmes Hanit të Elezit rreth orës 14:00. Ka qëndruar tek një kushëri”.

I njëjti është kthyer nga kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut të njëjtën ditë rreth orës 17:45.

“Është kthyer në ora 17:46 min me të njëjtën datë në pikën kufitare Bllacë – Hani i Elezit, ka kaluar kufirin me dokment të Maqedonisë, personi ka dy shtetësi”, ka thënë ai ,njofton Klan Kosova.

Që nga ajo ditë nuk dihet për fatin e tij.

Vëllau thotë se rasti është paraqitur në Stacionin e Policisë në Viti.

E rasti raportohet edhe në raportin e djeshëm 24 orësh të policisë.

The post Zhduket një person nga komuna e Vitisë, familjarët kërkojnë ndihmë për ta gjetur appeared first on Mesazhi.com.