Zhduket një person në Gjakovë

zhduket-nje-person-ne-gjakove

Policia bën të ditur se një ankues e ka raportuar si të zhdukur babin e tij, shkruan lajmi.net.

I njëjti i ka thënë policisë se prindi i tij është larguar nga shtëpia dhe se nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij.

Rasti po vazhdon të hetohet.

“Fsh. Doblibare, Gjakovë 15.04.2021-15:00. Me 17.04.2021 një mashkull  kosovar ka raportuar se babai i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij. Rasti vazhdon të hetohet.”, raporton policia. /Lajmi.net/