Zhduket nga rrjetet sociale deputetja që aderoi nga PDK-ja në Vetëvendosje

zhduket-nga-rrjetet-sociale-deputetja-qe-aderoi-nga-pdk-ja-ne-vetevendosje

Befasia më e madhe në seancën ku u votua Vjosa Osmani presidente ishte aderimi i deputetes të PDK-së, Adelina Grainca në Lëvizjen Vetëvendosje.

E pasi u konfirmua aderimi, profili i Adelina Graincas në Facebook është “bombarduar” me sharje e ofendime nga votuesit të PDK-së, dhe duket se kjo ka qenë pikërisht arsyeja pse kjo e fundit vendosi ta mbyll profilin e saj.

“Shpi n’Marigon a? Turp e haram vota ime”, “E tradhtove votën time”, “Na turpërove” ishin disa nga postimet që u bënë në profilin e deputetes.

Grainca kandidoi për herë të parë për deputete në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe arriti që të siguroi votat e mjaftueshme.

Ajo ishte pjesë e listës së PDK-së.