Zhduket avioni në Janinë, piloti që e drejtonte nuk kishte diplomuar ende

zhduket-avioni-ne-janine,-piloti-qe-e-drejtonte-nuk-kishte-diplomuar-ende

Avioni u zhduk 24 orë pasi kontaktoi për herë të fundit me kullën e kontrollit të aeroportit të Janinës dhe ende nuk është zbuluar asnjë gjurmë rreth tij.

Mediat greke shkruajnë se avioni u ngrit nga aeroporti i Kozanit për fluturimin, dhe piloti ishte i vetëm, pa asnjë shoqërues, në orën 11:20 ditës së djeshme. Sipas informacionit nga Shërbimi i Aviacionit Civil, ai duhej të fluturonte mbi Janinë, pa u ulur dhe më pas të kthehej në Kozan, ku ndodhet edhe shkolla e trajnimit.

Hetimet për të gjetur pilotin po përqendrohen në Zagori, ku banorët thanë se kishin dëgjuar zhurmën e një avioni me një motor.

Banorët e zonës të cilët folën për zougla.gr theksuan se “koha është aq e keqe saqë është shumë e vështirë për dikë të mbijetojë nëse aeroplani është rrëzuar këtu”.

Fluturimi i vetëm stërvitor i pilotit iraken ishte i vështirë për një pilot papërvojë, i cili u thirr të fluturonte mbi malet e Pindos në kushte që ishin të vështira edhe për pilotët më me përvojë.