Zgjidhni fjalët tuaja me urtësi

zgjidhni-fjalet-tuaja-me-urtesi

Dikur, një plak përhapi fjalë se fqinji i tij ishte vjedhës. Si rezultat i pohimit të tij, i riu u arrestua.
Disa ditë më vonë doli që i riu ishte i pafajshëm.  Pasi u la i lirë, i riu ndihej i turpëruar ndërsa ecte drejt shtëpisë së tij. Kjo shkaktoi që i riu ta padis plakun për akuzimin e pabazë.

Në gjykatë, plaku i thotë gjyqtarit, “Ata ishin vetëm pohime…” Gjykatësi, para se t’ia shqiptojë dënimin, i thotë plakut, “Shkruaj të gjitha gjërat që ke thënë në një  cope letre, mandej rrugës për në shtëpi copëtoje letrën në pjesë të imëta dhe hidhi gjithandej rrugës.”

Të nesërmen, gjykatësi i tha plakut, “Tani tuboj të gjitha pjesëzat e letrës që i hodhe dje, dhe na i lexo.”
Plaku tha: “Nuk mund ta bëj atë! Me siguri era i ka shpërndarë gjithandej.”

Gjykatësi më pas i tha: “Në të njëjtën mënyrë, fajësimi yt i pabazë është përhapur dhe e ka dëmtuar reputacionin e djaloshit, ashtu që nuk mund të kthehet pas.”

Plaku e kuptoi gabimin e tij dhe kërkoi falje.

Morali:
Mos fajësoni askënd pa e ditur të vërtetën e plotë. Fjalët tuaja mund shumë lehtë ta dëmtojnë reputacionin e dikujt pa asnjë faj të tyre.

Burimi: moralstories
Përktheu: Lutfi Muaremi

[[email protected]]