Zgjedhjet në Shqipëri: Nis zyrtarisht numërimi i votave

zgjedhjet-ne-shqiperi:-nis-zyrtarisht-numerimi-i-votave

Është mbyllur numërimi për fshatin Kallamas të Pustecit, ku në avantazh është PS me 4 vota. Pritet që numërimi për gjithë Bashkinë të përfundojë brenda orës 23:30.

Rezutati në Kallamas:

PS 118

PD 114

LSI 17

E para ka qenë Bashkia e Pustecit e cila ka hapur zyrtarisht procesin e numërimit.

Burime për Euronews Albania bënë me dije se edhe në bashkinë Has ka nisur procesi i numërimit.

Në Tropojë pritet që numërimi të nisë në orën 22:00 dhe 23:00. Rreth kësaj ore pritet edhe për zonat e tjera.