Zgjedhjet në Shqipëri, Celibashi: U tentua pengimi i procesit të numërimit nga përfaqësues politik

zgjedhjet-ne-shqiperi,-celibashi:-u-tentua-pengimi-i-procesit-te-numerimit-nga-perfaqesues-politik

Ai në një deklaratë për mediat mbi procesin e numërimit të votave, u shpreh se aktualisht numërimi është duke vijuar në të gjitha KZAZ-të në vend.

“Jemi të ndërgjegjshëm se puna është e vështirë dhe në tension. Kemi të dhëna se jo në pak raste problematike, pengimi i procesit vjen si rrjedhojë e qëndrimeve subjektive apo edhe i ndërhyrjeve politike të kandidatëve apo edhe të përfaqësuesve politikë. KQZ ka reaguar dhe pas ndërhyrjes, situata ka ndryshuar, të paktën në ato KZAZ që ka pasur probleme. Aktualisht, nuk kemi informacion që në ndonjë KZAZ të jetë ndërprerë numërimi”, u shpreh Celibashi.

Celibashi ka reaguar në lidhje me deklaratat e opozitës gjatë ditës së kutitë e votimit janë hapur në mënyrë preferenciale për të krijuar një avantazh të mazhorancës me qëllim dekurajimin e numëruesve.

Ai ka mohuar në mënyrë kategorike diçka të tillë duke thënë se radha e hapjes së kutive të votimit përcaktohet qartë në Kodin Zgjedhor.

“Nga verifikimi që kemi bërë nuk rezulton që hapja e kutive të votimit të jetë bërë në mënyrë preferenciale. Janë respektuar kërkesat e ligjit për hapjen me radhë të kutive të votimit”, u shpreh Celibashi.

Ndryshe, procesi i numërimit të votave është duke vazhduar në të gjitha qarqet e vendit. Pas orës 19:00 janë numëruar gati 900 mijë vota, më shumë se 62% e kutive, nga të cilat kryeson Partia Socialiste, e cila sipas projeksionit aktual mund të marrë deri në 75 mandate, PD 58, LSI 5 dhe Partia Socialdemokrate 2 mandate.