Zgjedhjet e 14 shkurtit, Vjosa Osmani me 250 mijë vota deri tani

zgjedhjet-e-14-shkurtit,-vjosa-osmani-me-250-mije-vota-deri-tani

Kjo është bërë e ditur nga Egnesa Vitia e cila është menaxhere e zyrës së Ushtrueses së detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Vitia ka shpërndarë një fotografi me mbishkrimin e së cilës ka bërë të ditur edhe numrin e votave të marra deri më tani nga Osmani.

“Me u lodh tu numëru vota të Vjosës. 250 mijë vetëm deri tash”, shkroi ajo.

Vjosa Osmani ishte numër dy në listën kandiduese të Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa e njëjta tashmë ka shpallur zyrtarisht edhe kandidimin për Presidente të Kosovës.

Komisioni Qendror Zgjedhor është duke vazhduar me procedurën e numërimit të votave dhe deri në përfundim të tyre mbetet të shihet se sa vota saktësisht do të marrin të gjithë kandidatët./Lajmi.net/