Zgjedhje të reja, premtimet e njëjta – Kurti flet edhe njëherë për shërbimin ushtarak të detyrueshëm

zgjedhje-te-reja,-premtimet-e-njejta-–-kurti-flet-edhe-njehere-per-sherbimin-ushtarak-te-detyrueshem

Kurti tha se ka planifikuar që ky shërbim të jetë 6 mujor, 3 muaj verës dhe 3 muaj të tjerë gjatë dimrit.

Ai shtoi se kjo do të bëhet nëse do të pajtohen të rinjtë, përndryshe do të kenë shërbim civil.

“Do ta bëjmë ushtrinë 6 muaj, 3 muaj verës dhe 3 muaj dimrit. Ne do ta bëjmë shërbimin ushtarak të detyrueshëm vetëm nëse do të pajtohen (të rinjtë) përndryshe do të kenë shërbim civil. Kemi kohë në 2021 ta planifikojmë buxhetin për vitin tjetër, por do ta rishikojmë buxhetin aktual menjëherë dhe do ta sjellim në Kuvend në legjislaturën e ardhshme”, ka thënë Kurti në RTV Dukagjini.