Zemaj thirrje prokurorisë të hetojë se pse nuk u nënshkrua kontrata për vaksinat

zemaj-thirrje-prokurorise-te-hetoje-se-pse-nuk-u-nenshkrua-kontrata-per-vaksinat

Ditë më parë Insajderi publikoi një hulumtim sipas të cilit Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, rrezikoi ardhjen e shpejtë të vaksinave Pfizer në Kosovë duke mos nënshkruar kontratën me këtë kompani të arritur nga paraardhësi i tij në këtë dikaster.

“Drejtësia ndoshta do të duhej të kërkojë përgjegjësi për mos nënshkrimin e kontratës apo ku është procesi i nënshkrimit të kontratës. Çka ka ndodh?”, thotë Zemaj në T7.

Ai po ashtu konfirmoi se pas raportimeve për mos-nënshkrimin e kontratës me Pfizer, është ftuar nga Policia e Kosovës.