Zemaj: Derisa po e shqyejnë gurmazin në fushata zgjedhore jashtë shtetit, për situatën shëndetësore asnjë fjalë s’u shpëton nga goja

zemaj:-derisa-po-e-shqyejne-gurmazin-ne-fushata-zgjedhore-jashte-shtetit,-per-situaten-shendetesore-asnje-fjale-s’u-shpeton-nga-goja

Zemaj tha se sot, si çdo ditë e qeverisjes së Qeverisë Kurti, dhjetëra jetë të humbur anga COVID-19, numër i madh i të infektuarve, kurse Qeveria me masa politike pa konsultim me profesionistët e fushës e pa asnjë strategji të uljes së numrit të të infektuarve.

“Të ndikuar nga popullizmi i jashtëm e fushatat e Facebook-ut menaxhimi pa motiv e përkushtim me mbikëqyrje selektive, do ta rikthej vendin pas një viti të mundimshëm të menaxhimit të pandemisë, në krizë të ashpër shëndetësore”, tha ai.

Zemaj shtoi se derisa po e shqyejnë gurmazin në fushata zgjedhore jashtë shtetit, Qeverisë për situatën shëndetësore në vend, asnjë fjalë nuk i shpëton nga goja.

“Lexojeni e zbatojeni së paku Manualin për mbrojtjen dhe përhapjen e virusit Covid 19!”, shtoi ai./Lajmi.net/