Zemaj: 15 prilli ishte afati i fundit për ardhjen e vaksinës ‘Pfitzer, ministri Vitia të shpjegohet para qytetarëve

zemaj:-15-prilli-ishte-afati-i-fundit-per-ardhjen-e-vaksines-‘pfitzer,-ministri-vitia-te-shpjegohet-para-qytetareve

Sipas Zemajt 15 prilli ka qenë afati i fundit i ardhjes së vaksinës “Pfizer’’ po meqenëse ai afat ka kaluar dhe ende nuk është nënshkruar kontrata atëherë ministri Vitia duhet të dalë para qytetarëve dhe të japë një shpjegim .

“Këtë përgjigje duhet ta jap ministri ose kryeministri i Republikës së Kosovës. Këta të dy janë njerëzit me kompetent dhe më përgjegjës që duhet të deklarojnë se çka ka ndodh me nënshkrimin apo mos nënshkrimin”, tha Zemaj në ATV.

“Po të kishte kontratë të nënshkruar ata do ta merrnin tupanin,po e them në gjuhën popullore siç u munduan ta marrin Aeroportin e Prishtinës, për një punë të cilën e kishin kryer një ekip prej dhjetë vetëve dhe të cilët kishin punuar nga data 3 korrik deri në ditën e ardhjes së vaksinave “u shpreh ai.