Xhavit Drenori: Vjosa Osmani po del nga vetja

xhavit-drenori:-vjosa-osmani-po-del-nga-vetja

Ai, në Edicionin e Analizës Zgjedhore në Klan Kosova, ka thënë se ka dilema nëse Vjosa Osmani do ta ruajë profilin e saj brenda Vetëvendosjes.

“Jo me shumë risi. Më bëri përshtypje që pak si tepër po ofrohet kah pozicioni i mbrojtjes të disa çështjeve që janë kundërthënëse e që po i mbron Vetëvendosja dhe Albin Kurti si p.sh vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Ne e njohim një Vjosë që ka qenë institucionaliste, derisa sot devijoi nga kjo në disa raste. Megjithatë u ruajt për të mos bërë ndonjë skandal. Unë po shoh një Vjosë që po del nga vetja e saj”.

“Ndoshta edhe po e shfrytëzon këtë moment që Albin Kurti nuk është në garë zyrtarisht që ndoshta të mund të marrë ndonjë votë më tepër nga aktivistët e Vetëvendosjes dhe të provojë të thotë në publik se ka qenë shumë e votuar. Vjosa Osmani është në pikun e karrierës së saj bashkë me Albin Kurtin. Unë po flas për një Vjosa Osmani të nesërmen – a po e tret profilin e saj brenda Vetëvendosjes, apo po arrin ta ruajë?”.