Whatsapp vjen me risi të reja në Desktop

whatsapp-vjen-me-risi-te-reja-ne-desktop

Falë kësaj veçorie të re, përdoruesit do të jenë në gjendje të shohin kolegët e tyre dhe anëtarët e familjes edhe nga kompjuteri. Telefonatat do të mbrohen gjithmonë nga kriptografia “end-to-end”.

“Meqenëse shumë njerëz janë ende larg të dashurve dhe shumë po përshtaten me mënyra të reja të punës në distancë, ne duam që bisedat në WhatsApp, të jenë sa më të ngjashme me bisedat personale, pavarësisht nga pajisja e përdorur ose vendndodhja e planetit që ndodhemi”, – tha kompania.

Thirrjet ‘desktop’, janë krijuar për të funksionuar në orientim portreti dhe peisazhi. Ekrani i thirrjes do të shfaqet në një dritare të veçantë, me mundësi të ndryshueshme, e cila do të qëndrojë gjithmonë në majë të ekranit të kompjuterit tuaj, kështu që nuk keni pse ta kërkoni në skedat e shfletuesit ose dritare të tjera të hapura.

Whatsapp ka siguruar që në të ardhmen funksioni të shtrihet në thirrjet zanore dhe thirrjet video në grup. Para së gjithash, për të bërë thirrje falas zanore dhe video me kontaktet tuaja në ‘WhatsApp Desktop’, aplikacioni duhet të instalohet në kompjuterin tuaj.

Thirrjet me ‘WhatsApp Desktop’ janë të disponueshme në: ‘Windows 10 64-bit’ versioni ‘1903’ dhe më vonë dhe ‘macOS 10.13’ dhe versionet pasardhëse. Për të bërë dhe marrë telefonata dhe thirrje video në ‘WhatsApp Desktop’, ju duhet: të keni një mikrofon; një kamera në internet; një lidhje aktive në Internet në kompjuterin dhe telefonin tuaj; të autorizoni WhatsApp-in për të aktivizuar mikrofonin dhe kamerën e kompjuterit.