WhatsApp sjell funksionin më të ri

whatsapp-sjell-funksionin-me-te-ri

Kjo gjë e re është shpërndarë tek përdoruesit e versionit më të fundit – 2.21.3.13. Përmes këtij versioni, kompania po e teston dhe po mbledh reagimet e përdoruesve për të parë sa do ta pëlqejnë.

Përdoruesit e këtij versioni të Whatsappit do të kenë mundësi që t’ua ndalin tërësisht zërin një videoje që duan ta shpërndajnë me kontaktet e tyre. Opsioni që do përdoret për t’u klikuar për t’ia ndalur zërin videove do të gjendjet në faqen e editimit të videos, në ikonë të volumit, shkruan Gadgets.

Një raport i fundit ka treguar se WhatsApp gjatë janarit ka rënë në vendin e pestë për nga aplikacioni më i shkarkuar, teksa i pari është Telegrami.