WhatsApp/ Administratorët e grupeve do të ketë fuqinë për të fshirë çdo mesazh

whatsapp/-administratoret-e-grupeve-do-te-kete-fuqine-per-te-fshire-cdo-mesazh

Një aplikacion i njohur i mesazheve dhe bisedave në grup ofron veçori të reja.

WhatsApp po punon për përmirësime të reja për aplikacionin e tij dhe një do të jetë me rëndësi të veçantë për administratorët e grupeve.

Nëse jeni administratori i grupit në WhatsApp, do të keni fuqinë të fshini çdo mesazh për secilin prej pjesëmarrësve në bisedë, siç raportohet nga WABetaInfo.

Meqenëse funksioni i përmendur është ende në fazën e zhvillimit, nuk dihet se kur do të bëhet i disponueshëm për përdoruesit.

Përveç kësaj, WhatsApp dëshiron që përdoruesit të dinë se bisedat dhe telefonatat e tyre kanë gjithmonë enkriptim nga fundi në fund, kështu që ekipi po punon për një veçori të re vizuale për aplikacionin në platformat Android dhe iOS.