Vuçiqi takohet me ministrin shqiptar, bisedojnë për “mini-Schengenin” e forcimin e fqinjësisë

vuciqi-takohet-me-ministrin-shqiptar,-bisedojne-per-“mini-schengenin”-e-forcimin-e-fqinjesise

Vuçiq veçoi gjithashtu rëndësinë e memorandumit të nënshkruar nga Serbia, Maqedonia Veriore dhe Shqipëria, i cili mundëson ndihmë të ndërsjellë dhe bashkëpunim të sistemeve të tyre shëndetësore për trajtimin e pacientëve me COVID-19, njoftoi shërbimi për shtyp i presidentit serb, transmeton Gazeta Express.

Ai bisedoi me Osmanin për forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe zgjidhjen e të gjitha çështjeve përmes dialogut, si dhe përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik dhe mbështetjen e ndërsjellë në rrugën evropiane.

Vuçiq përmendi projekte konkrete që do të kontribuonin në lidhje më të mirë dhe bashkëpunim ekonomik midis dy vendeve, siç janë modernizimi i hekurudhës për në Shkup dhe forcimi i infrastrukturës në pikat kufitare.

Osmani e falënderoi presidentin serb për dhurimin e vaksinave, të cilat Vuçiq ia dorëzoi kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev të dielën dhe që mundësoi fillimin e vaksinimit të qytetarëve të Maqedonisë Veriore.

Vuçiq gjithashtu tha se Serbia mbështet integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.

Bashkëbiseduesit diskutuan gjithashtu për përmirësimin e pozitës së serbëve në Maqedoninë e Veriut dhe maqedonasve në Serbi.