Vritet një 23 vjeçar dhe plagosen 2 persona në Mitrovicë

vritet-nje-23-vjecar-dhe-plagosen-2-persona-ne-mitrovice

Lajmi është konfirmuar edhe nga policia e Kosovës, shkruan lajmi.net.

“Sonte  rreth  orës 22:20, policia  ka marrë informacion për të shtëna  me arme zjarri në  rrugën ‘Bislim Bajgora’ në Mitrovicë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare, nga arma e zjarrit  janë plagosur tre persona, si pasojë  njëri nga te plagosurit i moshës 23 vjeçare ka vdekur, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku, ndërsa dy të plagosurit tjerë janë dërguar në QKUK për trajtim te mëtejmë mjekësor.”, sqaron policia. /Lajmi.net/