Vrasja në Prishtinë, Mjekësia Ligjore drejt vendit të ngjarjes

vrasja-ne-prishtine,-mjekesia-ligjore-drejt-vendit-te-ngjarjes

Rastin për lajmi.net e ka konfimuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se policia është në vendin e ngjarjes dhe po i merr të gjitha veprimet e nevojshme në hetimin e rrethanave, shkruan lajmi.net.

Ahmeti ka bërë të ditur se është arrestuar personi i dyshuar dhe është konfirmuar një armë e përdorur në rast.

Lajmi.net ka siguruar fotografi të automjetit të Mjekësisë Ligjore duke shkuar në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën per nje vrasje te ndodhur ne rrugen ” Ndue Perlleshi” ne Prishtinë. Menjëhere pas marrjes se informates policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe po ndermerr te gjitha veprimet e nevojshme qe konsistojne ne  hetimin e rrethanave qe karakterizojne ngjarjen. Nje person eshte arrestuar si dhe eshte konfiskuar nje arme qe dyshohet te jetë arma e  perdorur ne rast. Aktualisht jemi ne fazen fillestare të ndërmarrjes se veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit te vendngjarjes ne funksion te ndriqimit te plote të ketij rasti​.”, tha Ahmeti për lajmi.net.

Lajmi.net do t’iu mbajë të informuar edhe më tutje lidhur me rastin. /Lajmi.net/ 

Personi që u vra sot në Prishtinë është Albert Krasniqi