Vrasja në Pejë, Bashkim Brahimaj u vra nga djali i axhës për çështje pronësore

vrasja-ne-peje,-bashkim-brahimaj-u-vra-nga-djali-i-axhes-per-ceshtje-pronesore

Klan Kosova merr vesh se Bashkim Brahimaj është vrarë nga djali i axhës së tij F.B dhe se motivi i kësaj ngjarje të rëndë ka qenë një mosmarrvëshje për pronë.

I dyshuari për vrasjen me inicialet F.B është në arrati derisa Policia është duke e vazhduar kërkimin për të.

Policia nuk ka dhënë më shumë detaje lidhur me këtë rast, përpos që e kanë konfirmuar se i dyshuari ndodhet në arrati.

Sipas burimeve të Klan Kosovës në policinë e rajonit të Pejës në aksionin për kapjen e të dyshuarit për vrasjen e Brahimajt janë të përfshirë një numër i madh i policëve.

Bashkim Brahimaj, që u vra sot, ishte ish-ushtar i UÇK-së.