Vrasja e të riut afrikano-amerikan, prej katër ditësh vijojnë protestat në Minesota

vrasja-e-te-riut-afrikano-amerikan,-prej-kater-ditesh-vijojne-protestat-ne-minesota

Prej katër ditësh vijojnë protestat në Minesota të SHBA-së pas vrasjes së një të riu afrikano-amerikan nga policia. Protestuesit u mblodhën jashtë stacionit të policisë në Qendrën Brooklyn, duke qëndruar kryesisht të qetë.

Ndërkohë në kuadër të tubimeve, grupe protestuesish sulmuan verbalisht policinë e cila kishte formuar një zinxhir para ndërtesës, ndërsa ata gjithashtu hodhën objekte.

Ngjarja ka ndodhur ditën e dielë ku pas një përballje me 20-vjeçarin Dode Wright, oficerja e policisë Kimberly Potter ka vrarë me armë zjarri të riun.

Potter, pre 26 vitesh ishte pjesë e policisë dhe pas ngjarjes së ndodhur 4 ditë më parë ku oficeria e arrestuar ka dhënë dorëheqjen nga policia. Gjithashtu dorëheqjen në lidhje me këtë ngjarje e ka dhënë edhe shefi i Policisë së Qendrës Brooklyn Jim Gannon, i cili ka deklaruar se ngjarja ka qenë aksidentale. /abcnews

The post Vrasja e të riut afrikano-amerikan, prej katër ditësh vijojnë protestat në Minesota appeared first on Mesazhi.com.