Vlora Çitaku, ministre e Punëve të Jashtme në Qeverinë Rama 3?

vlora-citaku,-ministre-e-puneve-te-jashtme-ne-qeverine-rama-3?

Edi Rama i cili edhe për një mandate tjetër do të jetë në krye të Qeverisë së Shqipërisë ende nuk ka zbuluar kabinetin e tij që pritet të ketë në mandatin e tretë me radhë si kryeministër.

Por është gazetari Çim Peka i cili ka përmendur ish-ambasadoren e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku si emër i mundshëm për t’u emëruar Ministre e Punëve të Jashtme në Shqipëri, transmeton lajmi.net.

MAdje sipas Pekës, Rama është duke tentuar të minojë pozitën e kryeministrit Albin Kurtit dhe për ta bërë këtë duhet të ketë ndihmë nga Kosova.

“Askush nuk mund ta luajë këtë rol më mirë se Vlora Çitaku. Njeriu më i afërt i Thaçit dhe mike personale e familjes Rama, ajo pritet të emërohet Ministre e Jashtme në Kabinetin Rama 3, ka shkruar Peka.

Duhet përkujtuar që pak ditë më parë, Vlora Çitaku pati publikuar një postim në të cilën luste kosovarët që të mos flitet me përbuzje për Shqipërinë.

“Të dashur motra dhe vëllezër,

Përderisa flasim, Shqipëria ka administruar rreth gjysmë milion vaksina dhe ka akoma në posedim dhe në proces qindra-mijëra vaksina të tjera.Aman, mos folni me përbuzje për Shqipërinë.Sot, Shqipëria është në NATO.Garantuese e sigurisë sonë ”./Lajmi.net/