Vlora Çitaku i reagon BE-së pas paralajmërimit për hapjen e ambasadës në Jerusalem: Hipokrizia ka emër

vlora-citaku-i-reagon-be-se-pas-paralajmerimit-per-hapjen-e-ambasades-ne-jerusalem:-hipokrizia-ka-emer

Peter Stano nga Bashkimi Evropian ka deklaruar se qëndrimi i tyre është që ambasadat e vendeve të BE-së të vendosen në Tel Aviv. “Pozicioni i BE-së për vendosjen e ambasadave në Jerusalem është i qartë, pra në përputhje me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të vitit 1980, e cila u bëri thirrje të gjithë anëtarëve të OKB-së për të zhvendosur ambasadat e tyre në Tel Aviv, të gjitha ambasadat e shteteve anëtare të BE-së si dhe delegacionin e BE-së në Izrael janë të vendosura në Tel Aviv”, tha ai për kallxo.com.

Pas këtij qëndrimi të Bashkimit Evropian ka reaguar edhe ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku.

Ajo tha se hipokrizia ka emër dhe se Kosova nuk ka ambasadë as pranë Bashkimit Evropian, transmeton lajmi.net.

“Hipokrizia ka emër.  Kosova nuk ka Ambasadë në Madrid, Bratisllave, Athinë, Bukuresht, Nikozia.  Qe besa, Kosova nuk ka Ambasadë as pranë BE. Kish qenë mirë Brukseli, para se të na japë leksione për Ambasadën në Jerusalem, të deklarohet pak për mungesën e misionit të Kosovës pranë BE.  Pastaj, a nuk është BE “neutrale” karrshi statusit të Kosovës a?! Nejse…Për viza nuk po foli ma mire”, ka thënë ajo./Lajmi.net/