Vlera e vizitës së të sëmurit

vlera-e-vizites-se-te-semurit

Një nga nderimet që Allahu i Madhërishëm ka përgatitur për këtë umet është edhe shpërblimi i madh për ata që shkojnë dhei vizitojnë të sëmurët. Në një hadith të transmetuar nga Ebu Hurejre (r.a.), thuhet se Pejgamberi (savs), ka thënë: “Atë që e viziton të sëmurin, një zë nga qielli e thërret dhe i thotë:‘Ti je i mirë dhe ecja jote është e mirë. Ti ke përgatitur për veten tënde një qëndrim (shtëpi) në xhenet.’”(Tirmidhiu, Ibn Maxhe)

Enesi (r.a.), transmeton se Pejgamberi (savs), ka thënë:“Derisa një musliman është duke vizituar vëllain e tij musliman, ai qëndron në hurfet (kopsht me palme) të xhenetit derisa të kthehet.”–Atij iu tha:“Dhe çka është hurfet i xhenetit?”Ai u përgjigj: “Janë frytet e tij.” (Ahmedi, Muslimi dhe Tirmidhiu)

Salavat bëjnë 70.000 melekë

Transmetohet nga Aliu (r.a.), se ai e kishte dëgjuar Pejgamberin (savs) duke thënë:“Cilido musliman që e viziton një musliman tjetër në mëngjes, për të 70.000 melekë do të sjellin salavate derisa të errësohet, ndërsa nëse e viziton në mbrëmje, atij i sjellin salavate 70.000 melekë deri në agim.”(Tirmidhiu)

Mëkatet bien

Transmetohet nga Enesi (r.a.), se ai e kishte dëgjuar Pejgamberin (savs) duke thënë: “Kush viziton një të sëmurë, ai hyn në mëshirën e Allahut. Dhe kur të ulet tek i sëmuri, mëshira e mbulon plotësisht.” Thotë Enesi (r.a.), më tej e pyeta: ‘Oi Dërguari i Allahut, kjo është për të shëndoshin që e viziton të sëmurin, por çka ka për të sëmurin?– Dhe ai u përgjigj: “Nga ai bien mëkatet e tij.”(Ahmedi, Ibn Ebi Dunja dhe Tabarani në El-Evsat)

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)