Vjosa Osmani zgjidhet Presidente e Kosovës

vjosa-osmani-zgjidhet-presidente-e-kosoves

Të pranishëm në këtë seancë ishin 84 deputetë, ku në kutinë e votimi ishin gjithsej 82 vota.

Kësisoj deputetët shumicë të Kuvendit të Kosovës arritën që në raundin e tretë të zgjedhin Vjosa Osmanin si presidenten e vendit, për një mandat 5 vjeçar. Osmani mori 71 vota, ndërsa 11 prej këtyre votave ishin të pavlefshme, raporton lajmi.net.

“Në votim kanë marrë pjesë 82 deputetë, të pavlefshme ishin 11 vota, Vjosa Osmani ka marrë gjithsej 71 vota, kurse kundërkandidati i saj Nasuf Bejta nuk mori asnjë votë”.

Çështja e zgjedhjes së presidentit erdhi pas skadimit të mandatit të ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe ngjarjeve të fundit në vend.

Pas shkuarjes së Thaçit në Hagë në procesin gjyqësorë në kuadër të Gjykatës Speciale, Vjosa Osmani u vu në U.D së Presidentes së Kosovës.

Pas zgjedhjeve të 14 shkurtit në këtë post u vendos Glauk Konjufca, si ushtrues detyre pas zyrtarizimit të tij në krye të Kuvendit të Kosovës.

Çështja e zgjedhjes së Osmanit për presidente ndikoi në zhvillime të shumta politike, pasi që njëjta nuk pati përkrahjen e të gjithëve, por që Lëvizja Vetëvendosje vazhdoi që të kërkonte sigurimin e votave për të dhe vendosjen e saj në krye të Presidencës./Lajmi.net/