Vjosa Osmani ia uron Joe Bidenit Ditën e Presidentëve

vjosa-osmani-ia-uron-joe-bidenit-diten-e-presidenteve

Përmes një postimi në Twitter, Osmani tha se amerikanët çdoherë do gjejnë president që ua përfaqëson interesat e tyre.

“I nderuar Joe Biden, urime Dita e Presidentëve. Dita e sotme duhet të shërbejë si kujtesë për t’u udhëhequr nga mençuria dhe maturia e atyre që ishin themeluesit e demokracive tona. Jam i bindur që amerikanët gjithmonë do të gjejnë një President që përfaqëson më së miri interesin dhe nevojat e tyre”, shkroi ajo.

Dita e Presidentëve, njihet si Ditëlindja e Uashingtonit. /Lajmi.net/