Vitia sqarohet për vaksinat: Raportimet në media janë dashakeqe dhe të pavërteta

vitia-sqarohet-per-vaksinat:-raportimet-ne-media-jane-dashakeqe-dhe-te-paverteta

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka quajtur të dëmshme, dashakeqe dhe të pavërteta raportimet në lidhje me atë se ai nuk nënshkruar kontratë me kompaninë Pfizer dhe BioNtech.

Për këtë thuhej se puna për furnizim me vaksina është kryer dhe se furnizimi me vaksina do të shtyhet deri në shtator.

Ai në një konferencë për media se sigurimi i vaksinave për qytetarët nuk është lojë, dhe kështu rrezikohet shëndeti i qytetarëve. Ai ka ftuar prokurorinë e shtetit dhe të veprojë ndaj atyre që siç tha ai dëmtojnë këtë proces.

“Po të mos ishte i dëmshëm për procesin e sigurimit të vaksinave, ndoshta do të reagonim të hënën apo fare. Lajmi i publikuar në gazetën insajderi është dëmshëm, i pavërtetë dhe dashakeq. Sepse ata që janë siguruar me kinse informacione janë krejtësisht të pasakta. Këto të dhëna janë konfidenciale dhe duhet të kuptojmë që kanë dëmtuar shëndetin qytetarë”, tha ai.

The post Vitia sqarohet për vaksinat: Raportimet në media janë dashakeqe dhe të pavërteta appeared first on Mesazhi.com.