Vitia edhe një premtim: Nga maji kur nisin me ardhë vaksinat, më nuk ndalen

vitia-edhe-nje-premtim:-nga-maji-kur-nisin-me-ardhe-vaksinat,-me-nuk-ndalen

Para deputetëve, Vitia ka thënë është në krye të betejës për sigurimin e vaksinave, shkruan lajmi.net.

Tutje, ai shtoi se vaksinat pritet që të vijnë në maj, dhe nga atëherë procesi i vaksnimit nuk do të ndalet.

“Në asnjë moment nuk e kama thënë që nuk jam në krye të betejës  për sigurimin e vaksinave. Ju e dini që janë disa çështje të deleguara, dhe në krye të betejës natyrisht se jam unë. Përgjegjësitë kryesore i kam unë, prandaj flas me përgjegjësi të plotë, se nga maji kur të fillojnë me ardhë vaksinat, ky proces nuk do ndalet por do të vijnë ato. Ju jeni më të zëshëm tani, se sa më herët. Ky zelli juaj tani është pak për t’u befasuar. E thatë disa herë dhe po e thoni edhe ju, janë 30 ditë. Po të kishin qenë të prodhuara apo në stoqe, do të kishte qenë e pamundur që të vijnë deri tani”, tha ai.

“Për 30 ditë janë bërë të gjitha ato që duhet bërë në bashkëpunim me të gjithë që vaksinat të sigurohen me kohë. Është e drejtë dhe e qartë që vaksinat nuk janë vetëm çështje shëndetësore, natyrisht se kjo na e ka shtuar përgjegjësinë”, tha tutje ai duke iu përgjigjur deputetit të PDK-së, Memli Krasniqi.

E ky i fundit u përgjigj menjëherë.

“Nuk ke faj, është e kuptueshme që të doket se ndaj teje jemi ma të zëshëm se ndaj Zemajt. Sepse me vet këtë të fundit thotë që ndaj meje kanë qenë më të zëshëm.  Mu më doket që prej se e ke përfundu mandatin si ministër, e deri tash, s’ke fol për këtë punë”, ka thënë Krasniqi. /Lajmi.net/