“Virgjiniteti është shpikje e burrave”, aktivistët mbushin muret e Mitrovicës me grafite

“virgjiniteti-eshte-shpikje-e-burrave”,-aktivistet-mbushin-muret-e-mitrovices-me-grafite

Përmes një postimi në Facebook u tha se këto grafite denoncojnë dhunën sistemike ndaj grave në Mitrovicë dhe përtej.

“Përmes grafiteve që kundërshtojnë kontrollin e burrave mbi trupin e grave, dhunimin e tyre në shtëpi, rrugë e institucione, ngacmimin seksual në shkolla, e robërimi e tyre nga burrat, hapësirat publike u ngjyrosën me revoltë dhe refuzim të çfarëdo shtypje ndaj secilës grua dhe vajzë”, thuhet në postim.