Vijon beteja me flakët në Turqi, vihen nën kontroll 240 vatra, temperaturat mbi 40 gradë

vijon-beteja-me-flaket-ne-turqi,-vihen-nen-kontroll-240-vatra,-temperaturat-mbi-40-grade

Në Turqi zjarrfikësit vijuan betejën me zjarret në qytetin Kojçegiz, pasi rreth 240 vatra u vendosën nën kontroll në 13 ditët e fundit.

Autoritetet përgjegjëse deklaruan se vetëm zjarret në zonat e vështira vijojnë të digjen, në rajonet Milas dhe Kojcegiz.

Erërat e forta, lagështira e ulët dhe temperaturat mbi 40 gradë Celsius kanë kontribuuar në përhapjen e zjarreve, për luftimin e të cilave janë angazhuar 15 avionë, 64 helikopterë dhe 5.250 efektivë.
Tetë persona kanë humbur jetën në Turqi për shkak të zjarreve.

Më shumë se 200 vatra kanë shpërthyer javën e fundit, të cilat presidenti Erdogan i cilësoi si më të rëndat në historinë e vendit. /euronews

The post Vijon beteja me flakët në Turqi, vihen nën kontroll 240 vatra, temperaturat mbi 40 gradë appeared first on Mesazhi.com.