Vetura futet me shpejtësi në sheshin “Skëndërbej”, përplasje mes disa personave

vetura-futet-me-shpejtesi-ne-sheshin-“skenderbej”,-perplasje-mes-disa-personave

Një veturë ka thyer barrierat dhe është futur në mes të sheshit “Skënderbej”. Në pamje shihet se vetura ka dëme materiale, por nuk dihet nëse ka persona të plagosur edhe pse pati përplasje të madhe mes disa qytetarëve.

Bëhet e ditur se nuk ka të lënduar, por ende nuk dihet nëse është ndonjë sulm terrorist apo hyrje për shkak të problemeve shëndetësore.

Policia ka arrestuar autori. Ndërkohë, ai është sulmuar edhe nga qytetarët.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, që është duke vijuar punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

The post Vetura futet me shpejtësi në sheshin “Skëndërbej”, përplasje mes disa personave appeared first on Mesazhi.com.