Vetëvendosje nuk e pranon as vendimin e Supremes, insistojnë se do të garojnë me 110 kandidatë

vetevendosje-nuk-e-pranon-as-vendimin-e-supremes,-insistojne-se-do-te-garojne-me-110-kandidate

Pasi e kanë pranuar vendimin e kësaj gjykate, nga VV pretendojnë se ky vendim i kundërvihet aktgjykimit të Kushtetueses, shkruan lajmi.net.

Nga VV shprehen se po mundohet të pamundësohet mbajtja e zgjedhjeve të 14 shkurtit, por sipas tyre ato do të mbahen.

“Lista jonë me 110 kandidatë garon në referendumin e 14 shkurtit. Vazhdojmë me aktivitetet tona drejt fitores plebishitare.”, thuhet në reagimin e VV-së.

Ky është reagimi i plotë: 

E pamë vendimin e fundit të Gjykatës Supreme. Ky vendim i kundërvihej aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Zgjedhjet do të mbahen më 14 shkurt, ndonëse ka përpjekje për pamundësimin e tyre. Ankesa në Gjykatën Kushtetuese do t’u jepte shpresë këtyre përpjekjeve. Lista jonë me 110 kandidatë garon në referendumin e 14 shkurtit. Vazhdojmë me aktivitetet tona drejt fitores plebishitare. /Lajmi.net/ 

E pamë vendimin e fundit të Gjykatës Supreme. Ky vendim i kundërvihej aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Zgjedhjet do…

Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Friday, January 29, 2021