Vetëvendosje ia mori LDK-së bastionin e Pejës, reagon Gazmend Muhaxheri

vetevendosje-ia-mori-ldk-se-bastionin-e-pejes,-reagon-gazmend-muhaxheri

Komuna e Pejës njihej si bastion i Lidhjes Demokratike të Kosovës, por pavarësisht kësaj Lëvizja Vetëvendosje arriti të marrë përqindjen më të madhe edhe në këtë komunë, përpos nivelit të përgjithshëm në vend.

Pas kësaj ka reaguar kryetari i Pejës nga radhët e LDK-së, Gazmend Muhaxheri.Muhaxheri ka pranuar humbjen e LDK-së duke thënë se do të angazhohen për ndryshimet e nevojshme dhe se do të punohet për fitoren e kësaj partie.

Duhet përkujtuar që tashmë Isa Mustafa ka dhënë dorëheqje nga kryetari i LDK-së dhe se e gjithë kryesia e kësaj partie pritet të ndryshohet.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Komunës së Pejës,Të dashur veprimtarë, anëtarë dhe simpatizantë të LDK-së,Faleminderit përzemërsisht për besimin që na keni dhënë në vazhdimësi! Kosova ka përmbyllur një proces të rregullt zgjedhor shembullor dhe kjo tregon kulturën tonë demokratike të shkëlqyer. Ne do të angazhohemi për ndryshimet e nevojshme dhe do të punojmë për fitoren e LDK-së.I juaji,#GazMuhaxheri.

The post Vetëvendosje ia mori LDK-së bastionin e Pejës, reagon Gazmend Muhaxheri appeared first on Mesazhi.com.