Vetëvendosje gjobitet për tubimin në Prizren

vetevendosje-gjobitet-per-tubimin-ne-prizren

Këtë e bëri të ditur Edon Muçaj, drejtor i Inspektoratit në këtë komunë.

“Është e vërtetë. LVV-ja është gjobitur për tubimin e mbajtur në shkollën “Mustafa Bakiu”. Në teren pas orës 16:00 janë inspektorët komunalë në bashkëpunim me inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë (AUVK)”, ka thënë Muçaj.

Komuna e Prizrenit drejtohet nga Mytaher Haskuka i cili është nga subjekti i LVV-së.