Vetëm këtë vit mbi 20 herë u provua futja e gjerave ilegale në burgun e Dubravës

vetem-kete-vit-mbi-20-here-u-provua-futja-e-gjerave-ilegale-ne-burgun-e-dubraves

Këto procedura duhet t’i kryejë secili që hyn në këtë burg, përfshirë edhe vetë Ismail Dibranin që është drejtor i burgut të Dubravës.

Pavarësisht procedurave, nuk mungojnë tentimet për të futur gjëra të kundërligjshëm brenda këtij institucioni korrektues.

Për këtë arsye, dy zyrtarë korrektues u larguan nga puna.

Janë vetë familjarët, ata që zakonisht gjatë vizitave tentojnë t’u sjellin gjëra të ndaluara të burgosurve.

Por, në hapësirat e objektit ku 584 persona të privuar nga liria vuajnë aktualisht dënimin, nuk mungojnë as aktivitetet.

Gjatë ditës këtu po rregullohej një pjesë e burgut, e cila do të shndërrohet në kuzhinë. Në një projekt tjetër, të burgosurit u angazhuan në ndërtimin e një ferme të pulave brenda hapësirës së qendrës. E në një fermë tjetër, ata punojnë çdo ditë, duke u kujdesur për kafshët që qëndrojnë aty.

Në prag të pranverës, ka filluar puna edhe për plehrim të tokave ku do të bëhen mbjelljet e sezonës. Produktet pastaj përdoren për kuzhinën e qendrës.
Për të gjitha këto punë ata kishin mjetet e nevojshme brenda burgut.

Për aranzhimin e të gjitha aktiviteteve në Dubvravë, përgjegjës është udhëheqësi i trajnimeve Ismet Fetaj.

Ai tregon për T7 disa nga fushat në të cilat të burgosurit edhe mund të aftësohen sa janë brenda.

Fetaj thotë se të burgosurit brenda burgut mund të shkollohen dhe diplomohen.

Në këtë Qendër Korrektuese, ndër më të mëdhatë në Kosovë punojnë 527 persona në total.