Veprat më të mira që mund t’i bëjmë për të vdekurit gjatë muajit Ramazan

veprat-me-te-mira-qe-mund-t’i-bejme-per-te-vdekurit-gjate-muajit-ramazan

Vepra më e mirë që mund të bëni gjatë muajit Ramazan për të dashurit tuaj që kanë ndërruar jetë është dhënia e sadakës në emër të tyre.

Vërtetë më së tepërmi e kujtojë nënën time gjatë muajit Ramazan.

Muaji Ramazan nuk është mëshirë vetëm për të gjallët, por edhe për të vdekurit, sepse në këtë muaj në emër të tyre bëhen më së tepërmi vepra të mira (nga e cila ata kanë dobi). E lusë Allahun t’i mëshirojë të vdekurit tanë dhe të na bashkojë në Xhennetu-l Firdeus së bashku me të dashurinë tonë, Muhammedin salAllahu alejhi ue sel-lem.

Dijetari i njohur islam Omer Sulejman, vëmendje të posaçme në një nga veprat e tij i kushtoi veprimeve që të gjallët mund të bëjnë gjatë muajit Ramazan: dhënies së sadakës në emër të tyre.

Dijetarët Islam konsiderojnë që personi i cili ka ndërruar jetë do të ketë dobi të madhe nga sadaka (duke ndihmuar të dobëtit dhe të rraskapiturit, duke i ushqyer të varfërit, duke mbështetur projekte të dobishme, duke siguruar bursa për studentë dhe jetimë).

Rahmetliu do të ketë dobi edhe nga sadaka e rrjedhshme (sadakatul xharije), nëse në emër të tyre bëhet vakëf, qoftë ajo me porosinë e rahmetliut apo nëse të tjerët këtë e bëjnë në emër të tij me pasurinë e vete. Kjo mund të jetë ndërtimi i ndonjë xhamie, rruge, spitali, çezme apo diçka që do t’u shërbejë njerëzve, dhe deri sa të jetë në përdorim ai hajrat, rahmetliut do t’i rrjedhin shpërblime nga ajo sadakë.

Transmetohet nga Aisha radijallahu anha se i erdhi një njeri të Dërguarit salallahu alejhi ue sel-lem dhe i tha: “O i Dërguar i Allahut, nëna ime papritmas ndërroi jetë, por sikur të thoshte diçka, mendojë se do të ishte dhënia e sadakës. A do të ketë dobi nëse unë japë diçka në emër të saj? I Dërguari i Allahut s.a.v.s. i tha: Po!” (Buhariu dhe Muslimi)

Nga Ebu Hurejre radijallahu anhu transmetohet se erdhi një njeri tek i Dërguari i Allahut dhe i tha: “Babai im ka ndërruar jetë, por pas vetes ka lënë pasuri mirëpo nuk ka lënë testament – a mundet të japë sadaka në emër tij?” i Dërguari i Allahut s.a.v.s., i tha: Po!” (Muslimi).

Mos t’i harrojmë duatë dhe kërkimin e faljes për të vdekurit tanë, sepse i Dërguari i Allahut s.a.v.s. thotë:

“Kur vdes njeriu, ndërpriten veprat e tij, përveç në tre raste: sadaka e vazhdueshme, dituria të cilën e lë pas që të tjerët të përfitojnë prej saj, dhe fëmija i edukuar mirë, i cili do të lutet për të.” (Muslimi)

Përgatiti: Nedim Botić
Përktheu:Lutfi Muaremi

[[email protected]]