Vëllezërit Demaku kthehen në shtëpi, thonë se rasti ndaj tyre ishte i montuar

vellezerit-demaku-kthehen-ne-shtepi,-thone-se-rasti-ndaj-tyre-ishte-i-montuar

Një ditë pasi dolën nga burgu këta i thanë Klan Kosovës se rasti i tyre është dëshmi se misioni i EULEX-it ishte i dështuar.

Ata po konsiderojnë se me dënimin e tyre janë shkelur të drejtat e njeriut, kështu që planifikojnë që të vazhdojnë ndjekjen e rrugëve ligjore, edhe atyre ndërkombëtare, për të dëshmuar pafajësinë e tyre.