Veliaj jep një tjetër lajm të mirë për socialistët nga fronti i numërimit

veliaj-jep-nje-tjeter-lajm-te-mire-per-socialistet-nga-fronti-i-numerimit
Teksa ka falënderuar edhe kandidatin për deputet Fatmir Xhafaj, i cili kishte siguruar 2795 vota, i ndjekur nga Ogerta Manastirliu me 281 vota, Veliaj i bëri thirrje numëruesve të opozitës që sikurse numëruesit e mazhorancës të vijojnë numërimin pa ndërprerje, që të kemi sa më parë rezultatin përfundimtar.

Brenda pak minutash drejtuesi politik i PS-së në Tiranë Erion Veliaj doli sërish në një deklaratë për mediat duke shpallur një tjetër fitore.

Kryebashkiaku tha se PS ka fituar në Bërzhitë me një rezultat më të thellë, ishte 55% dhe arriti në 65%. “Bërzhita një njësi rurale e Tiranës që ka qenë e djathtë, kemi fituar herën e fundit 55%, kemi thelluar rezultatin, sot jam plot krenari dhe mirënjohje” tha Veliaj.

Veliaj u kërkoi numëruesve që të mos e zvarrisin procesin, pasi “është pa sens të zgjasim agoninë, por të pranojmë rezultatin” tha ai duke shtuar se PS është e qartë që fitoi zgjedhjet.