Vdes profesori i njohur nga Peja, Zejnullah Gruda

vdes-profesori-i-njohur-nga-peja,-zejnullah-gruda

Ka vdekur profesori dhe intelektuali nga Peja, Prof.Dr. Zejnullah Gruda.

Lajmin e kanë bërë të ditur miqtë e tij të afër.

Po ashtu për vdekjen e tij ka reaguar edhe kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri.

Muhaxheri në një shkrim në Facebook tha se Gruda ishte njëri ndër profesorët pejanë më të shquar i cili ka dhënë kontribut të madh për botën akademike.

“Prehu në paqe profesor i dashur. Ngushëllimet i përcjell edhe tek të afërmit e tjerë, miqtë, kolegët dhe studentët e profesorit të ndjerë. I paharruar qoftë kujtimi për profesorin Gruda”, shkroi ai në Facebook.

Guda gjatë gjithë karrierës së tij është marrë me botime dhe publikime të shumta. Ndërkohë që ka qenë aktiv me opinionet e tij, sidomos sa i përket çështjeve të kufijve.

Ai po ashtu ka qenë prej shumë vitesh profesor i rregull universitar.

Gruda ka qenë anëtari i Komisionit për Demarkacion.

The post Vdes profesori i njohur nga Peja, Zejnullah Gruda appeared first on Mesazhi.com.