Vdes një 48-vjeçar, bie nga ndërtesa në Veternik

vdes-nje-48-vjecar,-bie-nga-ndertesa-ne-veternik

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoriatin e Punës

“Rasti ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në lagjen Veterrnik në Prishtinë, ku viktima ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime. Viktima mashkull (1973), nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti, ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoriatin e Punës”, ka thënë Ahmeti. /Lajmi.net/