Vdes nga koronavirusi një 35-vjeçar nga Prishtina

vdes-nga-koronavirusi-nje-35-vjecar-nga-prishtina

E në kryeqytet është shënuar një viktimë mjaftë e re në moshë, shkruan lajmi.net.

Në bazë të raportit 24 orësh, bëhet e ditur se në Prishtinë ka ndërruar jetë një 35 vjeçar nga COVID-19.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Kamenicë 2 raste (88, 74 vjeç), Ferizaj 1 rast (69 vjeç), Gjilan 1 rast (73 vjeç), Mitrovicë 1 rast (59 vjeç), Pejë 1 rast (58 vjeç), Prishtinë 1 rast (35 vjeç), Prizren 1 rast (70 vjeç)”, bëhet e ditur në raportin e IKSHPK-së. /Lajmi.net/