Vdes nga COVID-19 një infermiere në Kosovë

vdes-nga-covid-19-nje-infermiere-ne-kosove

Këtë e ka bërë të ditur, Sindikata e Infermierëve të Kosovës përmes një njoftimi për media.

Sindikata e Infermierëve në telegramin e ngushëllimit thotë se, Miradije Pllana – Hoti do të kujtohet si profesioniste e përkushtuar në punë dhe që nuk ndaloi së shërbyeri pacientëve, përgjatë shumë viteve.

“Sindikata e Infermierëve të Kosovës, me pikëllim të thellë ka marrë lajmin se nga virusi COVID-19, ka ndërruar jetë Miradije Pllana-Hoti, infermiere në Klinikën e Neurologjisë, QKUK. Do të kujtohet si profesioniste e përkushtuar në punë dhe që nuk ndaloi së shërbyeri pacientëve, përgjatë shumë viteve”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Tutje në telegram thuhet se “në emër të Sindikatës së Infermierëve të Kosovës, familjes së ndjerës dhe gjithë kolegëve, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta”. /Lajmi.net/