Vdes në aksident tragjik 23 vjeçarja shqiptare

vdes-ne-aksident-tragjik-23-vjecarja-shqiptare

Ndryshe nga sa u tha fillimisht nga ana e Policisë, mjeti tip “Hyndai” me targa AA163XO nuk drejtohej nga viktima, por nga shoqja e saj Silvana Muho, e cila është arrestuar nga ana e Policisë, edhe pse vetë u transportua drejt spitalit pas plagëve të marra.

Mjeti me të cilin ato udhëtonin është përplasur fillimisht me trafikndarësen dhe më pas ka rënë në kanal. 22-vjeçarja Muho do të përballet me akuzën “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Shkak i aksidentit të rëndë dyshohet të jetë bërë shpejtësia e madhe me të cilin po ecte mjeti ku ndodheshin dy të rejat, ndërkohë që trupi i viktimës kishte dalë shumë metra më tej nga vendi ku u gjet makina.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, në lidhje me aksidentin rrugor të ndodhur në autostradën Vlorë-Fier, nga veprimet hetimore ka rezultuar se në drejtim të mjetit nuk ka qenë shtetasja A. Ç., 23 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje, por ka qenë shtetasja S. M., 22 vjeçe.

Në përfundim të veprimeve hetimore, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i drejtueses së mjetit, shtetases S. M., për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.