Vdes ish-zyrtari i AKP-së, Shkumbin Bicaj

vdes-ish-zyrtari-i-akp-se,-shkumbin-bicaj

Sipas njoftimit të familjarëve të Bicajt, ai ka vdekur nga një sëmundje e shkurtër.

“Njoftojmë të gjithë familjarët, miqtë e shokët se sot, më 19.11.2021, pas një sëmundjeje të shkurtër, ndërroi jetë më i dashuri ynë, Shkumbin M. Bicaj”, thuhet në njoftim.

Nga njoftimi i tyre thuhet se varrimi i të ndjerit do të mbahet nesër në varresat e Prishtinës.

“Varrimi i të ndjerit bëhet më 20.11.2021, në varrezat e qytetit të Prishtinës, në orën 15:00. E pamja do të mbahet 3 ditë, nga dita e diel, në hotelin “Grand”, nga ora 09:00 deri në 14:00”, thuhet më tej njoftim.