Vdes George P. Shultz-diplomati amerikan i cili e këshilloi Clintonin ta bombardonte Serbinë

vdes-george-p.-shultz-diplomati-amerikan-i-cili-e-keshilloi-clintonin-ta-bombardonte-serbine

Instituti Hoover në Universitetin e Stanfordit, ku Dr. Shultz veproi për një kohë të gjatë pasi dha dorëheqjen si sekretar i shtetit më 1989-ën, njoftoi për vdekjen e tij, por pa dhënë shkakun e vdekjes, raporton Washington Post.

Në një intervistë për “The New York Times” më 27 prill, 1993, Shultz kishte thënë se SHBA-ja duhet të nisë menjëherë sulmet ajrore dhe detare kundër caqeve ushtarake serbe, madje edhe nëse homologët evropianë refuzojnë të marrin pjesë në bombardime.

Shultz në këtë intervistë kishte akuzuar Clintonin dhe liderët e Kombeve të Bashkuara për mosveprim ndaj rastit në Bosnje, duke thënë se kanë dështuar krejtësisht për të kuptuar nevojën për të kombinuar diplomacinë me forcën.

I pyetur mbi politikën e Clintonit në Bosnjë, Shultz kishte thënë: “Kur provoni të zhvilloni diplomaci pa forcë dhe pala tjetër e përdor forcën, sikurse në situatën në Bosnjë, përfundoni duke u dukur si i marrë”.

Ai po ashtu kishte thënë se serbët “e kanë mashtruar” OKB-në dhe Sekretarin e saj të Përgjithshëm, Boutros Boutros-Ghali.